Mbyllja e çerdhes në Kamëz, Basha: U mbajt e fshehtë për 5 ditë, dyshohet se fëmijët u helmuan me salmonelë (VIDEO)

Mbyllja e çerdhes në Kamëz, Basha: U mbajt e fshehtë për 5 ditë, dyshohet se fëmijët u helmuan me salmonelë (VIDEO)

Anëtari i Këshillit Bashkiak të Kamzës nga radhët e Partisë së Lirisë, Faik Basha, për mbylljen e një çerdheje në Kamëz thotë se një ngjarje e tillë u mbajt e fshehur për pesë ditë.

Në një lidhje për MCN Live, Basha akuzoi se bashkia Kamëz është hermetike në dhënien e informacioneve.

Nuk bëhet fjalë për dezinfektim, dyshimet janë për helmim me salmonelë. Kjo tregon se gjendja e pastërtisë dhe higjienës në atë çerdhe është skandaloze.

Zyrtarët e bashkisë morën pesë ditë kohë për ta çuar çerdhen në gjendje optimale. Pesë ditë u mbajt fshehtë pa dhënë asnjë lloj informacioni për qytetarët.

Është e vështirë të marrësh informacion në bashkinë Kamëz, ka një mbyllje dhe një hermetizim ekstrem.

Bëhet fjalë për një bakter tepër të rrezikshëm i cili rrezikon deri në jetën e fëmijës.

Nëse do jetë e vërtetë që kjo ka çuar në mbylljen e kësaj çerdhe, duhet hetim i thelluar se si është situata në ato çerdhe, por dhe në të gjithë institucionet në atë bashki.

Ky bakter krijohet nga ushqimi dhe papastërtia. Nuk mund të tregosh ti pas pesë ditësh se si është situata, ndërkohë që shihen dhe pastrueset duke pastruar.

Prindërit nuk kanë marrë përgjigje për këtë ngjarje. Edhe prindërit duhet të ngrënë zëri para bashkisë dhe institucioneve.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy