Rritja e çmimeve, Tomorri: Ulja e taksave nuk sjell rezultat, qeveria duhet të mbrojë shtresat vulnerabël (VIDEO)

Rritja e çmimeve, Tomorri: Ulja e taksave nuk sjell rezultat, qeveria duhet të mbrojë shtresat vulnerabël (VIDEO)

Rritja e çmimeve, veçanërisht atij të karburanteve, është reflektim i dinamikave ekonomike në tregjet ndërkombëtare pas rihapjes. Në studion e MCN Live, gazetari Klodian Tomorri, tha se çekuilibrimi i nivelit të çmimeve mund të vijojë për të paktën një vit.

Nga viti 2020 kur filloi pandemia kemi pasur ndrydhje të kërkesës.Në çastin e hapjes së ekonomive, ky stok kërkese i akumuluar për dy vjet çoi edhe në rritjen e çmimeve. Kjo goditje e zinxhirëve të ofertës ka krijuar çekuilibra në tregjet ndërkombëtare që lidhen me rritjen e çmimeve. Krahas këtyre kemi pasur edhe hedhjen e sasive të mëdha të qeverive për përballimin e krizës. Pritet të ketë një çekulibrim kalimtar të nivelit të çmimeve derisa të gjejë ekuilibër. Kjo lidhet me një fenomen që mund të zgjasë një vit, ndoshta më shumë. Prej gati 10 vitesh e gjithë bota ka pasur frikën e deflacionit. Prej 10 vitesh çmimet në treg nuk janë rritur apo janë rritur në mënyrë minimale. Kjo që po ndodh është një korrigjim i asaj që ka ndodhur në 10 vitet e fundit. Tani problemi i inflacionit nëse del nga kontrolli kërkon masa të dhimbshme.

Megjithatë, për Tomorrin, ulja e taksave nuk do të sillte ulje reale të çmimeve, por do të rriste fitimet për tregtarët. Tomorri tha se strategjia më efektive do të ishte mbështetja nga qeveria e shtresave që goditen më fort nga rritja e çmimeve.

Kur ka inflacion, qeveria mbledh para në buxhet. Kjo mund të përdoret për të asistuar shtresat vulnerabël. Nuk mund të ketë kompensim për të gjithë. Qeveria ka detyrim të mbrojë shtresat më të dobëta. Ulja dhe heqja e taksave janë provuar të dështuara, nuk japin rezultat. Ulja e taksave nuk çon në ulje çmimesh, por në rritje fitimi për tregtarët. Shqipëria ka nevojë të mbyllë favoret fiskale nga të cilat përfitojnë në mënyrë të padrejtë një grusht njerëzish. E kemi parë çfarë po ndodh

Para disa vitesh pati një kryqëzatë nga universitetet private që kërkonin heqjen e TVSH. Kjo taksë u bë zero. Ajo që ndodhi ishte që u hoq taksa 20% dhe nuk ndodhi asnjë ulje çmimi. Tregu do të lëvizë. Asnjëherë ulja e taksave nuk përkthehet në ulje çmimi. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy