Temperaturat shkojnë mbi 43 gradë, parashikimi i motit për sot

Temperaturat shkojnë mbi 43 gradë, parashikimi i motit për sot

Dita e enjte do të shënojë edhe kulmin e valëve të nxehtit afrikan në territorin shqiptar duke ngjitur termometrin në mbi 42 gradë C. Përsa i përket kushteve atmosferike; mot i kthjellët dhe i nxehtë do të dominojë në të gjithë territorin e vendit. Orët e pasdites do të sjellin kalime vranësirash të lehta në zonat malore përgjatë shtrirjes Lindore. Pritet që vlera më të larta të shënohen përkatësisht në Qarqet: Elbasan, Berat, Gjirokastër dhe Shkodër ku termometri do të ngjitet deri në 43 gradë C. Temperaturat e ajrit mbeten të larta si në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 19°C deri në 42°C. Era do të fryjë e lehtë me shpejtësi 25 km/h nga drejtimi Perëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim të ulët. Kosova Masat ajrore të thata dhe të nxehta do të karakterizojnë kushtet e motit edhe në Republikën e Kosovës ku orët e paradites do të jenë me diell dhe temperatura shumë të larta. Ndërsa gjatë pasdites. Pritet kalim i vranësirave të pakta në territor ku më të dukshme do të jenë në zonat Veriore dhe Veriperëndimore. Parametri i Erës nuk do të jetë problematik ndërsa temperaturat e ajrit do të ngjiten deri në 38°C. Maqedonia e Veriut Republika e MV do të mbizotërohet nga moti i kthjellët dhe i nxehtë gjatë gjithë 24 orëshit por orët e pasdites do të sjellin vranësira të lehta e kalimtare në pjesën më të madhe të Republikës së MV por nuk priten reshje Parashikohet që mbrëmja dhe nata të largojnë gradualisht vranësirat duke ri-kthyer moti e kthjellët në të gjithë territorin e MV. Temperaturat e ajrit do të rriten ndjeshëm duke shënuar vlerën 40 gradë C në qytetin e Shkupit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy