Turizmi/ Ndreu: Numri i turistëve në rritje, ndarja e plazhit në Lezhë 30% për publikun dhe 70% për privatin (VIDEO)

Turizmi/ Ndreu: Numri i turistëve në rritje, ndarja e plazhit në Lezhë 30% për publikun dhe 70% për privatin (VIDEO)

Kryetari i bashkisë së Lezhës Pjerin Ndreu në një lidhje skype me MCN Live ka komentuar lidhur me sezonin turistik aty për të cilin u shpreh se kemi një rritje të numrit të turistëve të huaj.

Ai tha se nga viti në vit janë rritur njësitë akomoduese sikurse brenda një viti janë blerë rreth 800 apartamente nga kosovarët.

Sipas tij hyrjet në Shqipëri janë në nivele të larta, ndërsa sa i përket rritjes së çmimeve ka pasur tentativa, por nga takimet që bëhen me operatorët turistikë para sezonit dakordësohet për të tërhequr sa më shumë turistë.

Shqipëria ka kohë që është vendosur në fokus të mediave të huaja. Numri i turistëve të huaj është në rritje, kemi rreth 20% më shumë të huaj që janë spanjollë, anglezë, holandezë, pra ka një larmishmëri. Nëse kërkon shezllone bosh në Shëngjin do i gjesh diku dhe gjatë gushtit, por kjo s’do të thotë se ka më pak turistë.

10 ditëshi i parë i korrikut nuk ka pasur kurbën më të lartë të turistëve, në vijueshmëri nga janari deri sot ka diferencë të theksuar dhe nga viti në vit janë zgjeruar njësitë akomoduese. Shumë vetë po akomodohen dhe në apartamente për shkak të pëlqyeshmërisë së turizmit sepse shumë apartamente janë shitur për turistë të huaj, në një vit janë blerë 800 apartamente nga kosovarët.

Pra i gjithë turizmi bashkë janë të gjitha plot sepse turizmi nuk është vetëm bregdeti, është dhe ai malori, natyra pra në këtë kontekst nuk ka mundësi të jemi më të frekuentuarit në rajon dhe turistët të jenë në rënie. Pra kemi 20% rritje, trend që vijon të rritet nga janari deri më sot. Çmimet duhet të jenë të kujdesshme dhe këtë e kanë në dorë operatorët turistikë.

I pyetur nëse duhet të na shqetësojë abuzitiviteti dhe munden kryetarët e bashkive të kontrollojnë tregjet, Ndreu tha se ata bëjmë dy takime me operatorët turistikë para sezonit dhe ka dhe mënyra që nuk shkojnë dhe nga diskutimet biem dakord sepse nuk urdhërohen operatorët turistikë, por vëmendja duhet tu tërhiqet nëse çmimet largojnë turistët.

Nuk do them asgjë për Vlorën e Sarandën se nuk e kam këtë informacion por di se këto dy bregdete janë nga më të mirat dhe mendoj se dhe çmimet do rishikohen nga operatorët turistikë për tu rregulluar. Lezha ka një tjetër konjuktuerë me çmimet.

Ka pasur tentativa por ne bëjmë dy takime të paktën para sezonit turistikë dhe kemi arritur në përfundimin se nuk duhet të dalim me çmime të larta sepse në të kundërt do humbim klientelën. Mund të ketë ndonjë vend që ka rritje të çmimeve por nuk ka vend për panik se ne kemi dështuar sepse nuk konvenojnë me fluksin e hyrjes.

Ndarja e plazhit në Lezhë është 30 % për publikun dhe 70% për privatin dhe i menaxhojmë shumë mirë. Jam i informuar për gjithçka që ndodh në kohë reale. Ajo që duhet bërë është se e gjithë bashkia është e fokusuar te turizmi.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy