Stilistët në Vietnam po krijojnë maska për fytyrën të qëndisura dhe me stil, duke shpresuar të bindin njerëzit t'i shohin ndryshe veshjet mbrojtëse në luftën kundër koronavirusit.
Veshja e një maske për fytyrën në publik është e detyrueshme në Vietnam dhe autoritetet po gjobisin këdo që shkel rregullat. Por të huajt dhe turistët, në veçanti, janë vërejtur pa maska.
A Quyen Hoa, një stilist në Hanoi shpreson që krijimet e saj tërheqëse të qëndisura me lule, insekte dhe kafshë do t'i ndihmojnë njerëzit të mendojnë ndryshe për veshjen mbrojtëse.
"Disa të huaj janë akoma shumë dyshues për veshjen e maskave në fytyrë,sepse mendojnë se vetëm njerëzit që kanë sëmundje i veshin ato. Kështu që unë dua që këto modele të bukura të ndryshojnë mendjen e tyre. Dua që të mos jetë vetëm maskë, por edhe një element i modës për burra dhe gra", tha ajo për punimet e saj me dorë, të cilat duan tre ditë për t'u bërë.
Maskat prej pambuku të Hoa-s kushtojnë 21 dollarë secila - dukshëm më shumë sesa mund të përballojë një vietnamez mesatar - por ajo tashmë ka marrë 200 porosi që në mars.
Për Nguyen My Trajner, një gazetare që gjithmonë ka pasur interes për tekstilet, bërja e maskave të saj mëndafshi duke përdorur modele tradicionale është bërë një çështje familjare. Vajza e saj, Nguyen Tra 8-vjeçare, e cila ëndërron të bëhet stiliste, e ndihmon atë në qepje, ndërsa djali i saj pret.
"Puna së bashku na lidh dhe na bën të duam më shumë njëri-tjetrin", tha Tra,



