Protesta e opozitës/ Rama reagon me ironi: Dje zhgarravinat e revolucionit, sot dushi i regjimit!

Protesta e opozitës/ Rama reagon me ironi: Dje zhgarravinat e revolucionit, sot dushi i regjimit!

Kryeministri Edi Rama ka reaguar për herë të parë mbi protestën e zhvilluar dje nga opozita në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

Kreu i qeverisë ka publikuar në Tiwtter pamje nga shkallët e Kryeministrisë të bëra me bojë nga mjetet piroteknike që hodhën protestuesit.

Në videon e publikuar shfaqen po ashtu punonjësit e bashkisë teksa pastrojnë bojën, që Rama e konsideron si “zhgarravinë të revolucionit”.

Dje zhgarravinat e revolucionit, sot dushi i regjimit, nesër nis një javë e re punësh të mira”, shkruan Rama.

Kujtojmë që kreu i PD Berisha ka paralajmëruar se tubimi i djeshëm do të jetë vetëm fillimi i një vale protestash. Nesër Partia Demokratike dhe Partia e Lirisë pritet të protestojnë sërish para godinës së Kuvendit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy