Frikë nga fluturimi? 10 këshilla që ju ndihmojnë të largoni ankthin

Frikë nga fluturimi? 10 këshilla që ju ndihmojnë të largoni ankthin

Shumë prej nesh e kanë frikë fluturimin, aq sa shpesh zgjedhin të udhëtojnë shumë orë më tepër me anije, tren ose makinë. Por ankthi i fluturimit mund të kontrollohet. Ja 10 gjëra që duhet t’i keni parasysh kur fluturoni me avion.

1. Mos kini frikë nga turbulencat. Edhe pse mund të jenë të frikshme, është rëndësishme të dini se nuk përbëjnë rrezik. Janë një fazë normale e fluturimit.

2. Kontrolloni frymëmarrjen. Kur ndiheni nervozë, e rëndësishme është të mësoni të kontrolloni frymëmarrjen. Sekreti është ta mbani frymën për pak sekonda, më pas ta nxirrni e të merrni frymë thellë.

3. Kontraktimi i muskujve. Për të kufizuar ankthin duhet kombinuar frymëmarrja e thellë me kontraksionet muskulare. Në këtë mënyrë pengohen sinjalet që kalojnë nga shtylla kurrizore drejt trurit dhe shkaktojnë stres.

4. Qetësohuni. Pilotët e adhurojnë fluturimin. Për ta, ai është ambient i sigurt dhe normal. Mendoni se avionët janë projektuar për të qëndruar në ajër.

5. Mësoni më shumë për avionët. Janë krahët që bëjnë të mundur fluturimin, jo motorët. Çdo lloj avioni tregtar, kur fluturon mbi 9 km nga toka është në gjendje të përshkojë 160 km të tjerë edhe nëse motorët kanë dalë jashtë funksionit.

6. Ndajeni kohën e udhëtimit. Fluturimet e gjata përpiquni t’i ndani në pjesë nga gjysmë ore. Mund të merreni me gjëra të ndryshme sit ë shihni një film, të lexoni një libër apo të hani diçka.

7. Kini besim te piloti. Duhet të kini parasysh se pilotët janë profesionistët më të kontrolluar dhe të formuar në planet. Ata u nënshtrohen disa testeve simuluese çdo 6 muaj.

8. Kini besim te kontrollet ajrore. Duhet të mbani mend që avionët u nënshtrohen kontrolleve para çdo fluturimi nga pilotët dhe inxhinierët. Mirëmbajtja është një proces i autorizuar nga inxhinierët dhe bëhet në mënyë periodike.

9. Kini besim te kontrolli i trafikut ajror. Kontrollorët e trafikut ajror janë profesionistë të formuar dhe të autorizuar, që punojnë sipas normave shumë të rrepta dhe pecize.

10. Përfytyrojeni veten në një mjedis që ju bën të ndiheni mirë. Mendoni momentin kur zbrisni nga avioni dhe takoni njerëzit e dashur që ju presin apo suksesin në një takim pune.

Këshillat e mësipërme janë hartuar nga British Airways, që prej 30 vitesh zhvillon kurse për menaxhimin e stresit dhe ankthit gjatë fluturimit. / Përgatiti: Gazmira Sokoli / 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy