Ndërkombëtarët vijojnë të jenë të angazhuar për të zgjidhur ngërçin në politikën shqiptare, pasi situata duket mjaft e tensionuar.
Kjo për faktin se opozita e ka bërë të qartë tashmë vendimin për të mos marrë pjesë në zgjedhjet parlamentare të 18 qershorit, në rast se kryeministri Rama nuk pranon kushtin për t’i hapur rrugën krijimit të një qeverie teknike pa të në krye.

“Pata një bisedë konstruktive me senatorin John McCain në Uashington. Qëndrimi ynë sa i takon situatës në Shqipëri është i qartë. Ne i kërkojmë PD të marrë pjesë në zgjedhjet e ardhshme”, ka shkruar Fleckenstein në profilin e tij.



