
Frikë për banorët e provincës Neuquen që lanë shtëpitë e tyre gjatë natës pasi ndjenë një tërmet të fuqishëm rreth orës 23.05 dje (05.05 me orën tonë). Tërmeti me magnitudë 6.5 ballë u regjistrua nga sizmografët në provincën jugperëndimore argjentinase të Neuquen, jo shumë larg kufirit me Kilin. Sipas Institutit Kombëtar të Gjeofizikës dhe Vullkanologjisë të Italisë (Ingv) dhe shërbimit të monitorimit gjeologjik amerikan Usgs, tërmeti ka një thellësi prej 180 km dhe epiqendra 25 km nga qyteti i Loncopue. Nga informacionet e marra nga shtypi vendas nuk do të kishte pasur dëmtime në infrastrukturë. Sipas shkallës Rihter, një ngjarje sizmike me magnitudë 6.5 është klasifikuar si “e fortë dhe potencialisht shkatërruese”. Mund të ketë një rreze veprimi prej 160 km dhe mund të shkaktojë dëme dhe shembje nëse zona e prekur nga tërmeti është me popullsi të dendur. Autoritetet argjentinase kanë bërë të ditur se në orët në vijim do të kryhen kontrolle në infrastrukturë dhe do të duhen orë të tëra për të verifikuar gjendjen shëndetësore të strukturave. Qytetarët mund të përballen aktualisht me ndalimin e transportit dhe të metrosë, një masë që bëhet e nevojshme për kryerjen e kontrolleve në të gjitha linjat dhe verifikimin e gjendjes së tuneleve.



