Një person që u pushua nga puna ka qëllua për vdekje pesë persona dhe plagosi disa të tjerë në vendin e punës në Illinois të SHBA, thotë policia.
Sulmuesi mbeti i vrarë gjatë një shkëmbimi zjarri me oficerët e policisë, ku 5 oficerë mbetën të plagosur.
Sulmi ndodhi në një fabrikë të Auroras, e cila ndodhet rreth 40 milje në perëndim të Çikagos. Policia e ka identifikuar sulmuesin si Gary Martin, 45-vjeçar, i cili ishte punëtor në kompaninë ku ndodhi sulmi për 15 vjet i cili ishte shkarkuar nga puna para disa ditëve.
Zyrtarët nuk e kanë komentuar motivin e sulmit, por një gazetë amerikane ka raportuar se familja e sulmuesit ka thënë se ai është ndier i stresuar nga fakti se është përjashtuar nga puna.
Zyrtarët refuzuan të spekulojnë për motivin e sulmit, por gazeta Chicago Sun-Times raporton se familja e tij thotë se ai ishte "i stresuar" duke u bërë i tepërt nga kompania, e cila bën valvulat për tubat e mëdha të ujit.
Një dëshmitar ka thënë se e ka parë kolegun e tij, i cili ishte i armatosur me një armë me laser. “Njëri nga punëtorët erdhi në zyrë dhe na tregoi se ky person po gjuan me armë. Ai vraponte dhe ishte shumë i gjakosur. Dëgjova edhe më shumë krisma dhe të gjithë dolëm nga ndërtesa”, tha John Probst.
Incidenti i së premtes ndodhi vetëm një ditë pas njëvjetorit të sulmit në Parkland të Floridas, në të cilin kishin humbur jetën 17 persona, shkruan BBC.
Nuk dihet ende nëse sulmuesi hapi zjarr përpara se policia të vinte në vendin e ngjarjes apo filloi kur autoritetet ishin atje.
Departamenti i policisë konfirmoi të shtënat të premten pasdite në një postim ne twitter.
"Ne kemi një incident me armë zjarri. Ju lutemi të shmangni zonën".
Një dëshmitar që punon pranë i tha Fox News: "Ne kemi dëgjuar rreth tre ose katër të shtëna".



