
Eksperti i ekonomisë Arben Malaj duke folur në “MCN Economy” mbi ekonominë informale, tha se sfida më e madhe është me ekonominë e zezë, e cila sipas tij ka influenca edhe në Shqipëri.
Malaj tha se informaliteti ushqehet nga pesha e bujqësisë, partnerët tregtarë, si dhe paratë Cash që janë jashtë sistemit bankar. Kujtojmë që në total llogaritet që në Shqipëri janë afro 770 miliardë euro jashtë sistemit bankar.
Sigurisht që debati për reduktimin e ekonomisë informale, duke e dalluar nga ekonomia e zezë, pra për ekonominë ku nuk pasqyrohet saktë aktiviteti ekonomik, niveli 30-35 për qind ka vite që diskutohet nga ekspertët. Ekonomia informale është shqetësuese jo vetëm pse konkurron bizneset e ndershme, por sa më e madhe të jetë ekonomia informale, aq më pak përcillen politikat fiskale. Ne kemi këndvështrime që ekonomia informale reduktohet kur strategjitë bazohen të lehtësimi i procedurës, ose aksionet me goditje. Ky është debat që ia vlen të diskutohet në ambientin shqiptar të ekspertëve të ekonomisë që qeveria të jetë e qartë. Aktualisht sfida më e madhe është ekonomia e zezë. Duke qenë se ajo mbijeton rrit aktivitetin e parasë kriminale. Edhe në vendin tonë shohim influenca të parasë së zezë. Vende si Shqipëria kanë një nivel të ekonomisë informale 30-35 për qind. Faktori i dytë që ushqen informalitetin është pesha e bujqësisë. Nëse ata do ta kenë të lehtë të përfitojnë nga fondet e qeverisë dhe BE-së, ata kanë interes konkret të formalizohen. Mbështetja sot po jepet për sipërfaqe dhe ai që s’e mbjell çon një dokument që ka sera. Faktori i tretë janë partnerët tregtarë, Itali, Turqi, Greqi, janë vendet me shkallën më të lartë të informalitetit në BE, Turqia nuk është. Arsyeja tjetër janë paratë jashtë sistemit bankar, paratë Cash. Është dy herë më i lartë informaliteti në punësim se sa në sektorët e tjerë. Lufta kundër informalitetit është një luftë shumë e rëndësishme për qëndrueshmërinë e financave publike”.
Malaj tha se është shqetësuese që persona që përfitojnë para publike janë akuzuar për aktivitete kriminale. Sipas tij duhen vendosur klauzola që persona të tillë të përjashtohen nga përdorimi i fondeve publike.
Ajo që është shqetësuese përveç investimit në pasuri të patundshme është që janë futur thellë në aksesin e parasë publike. Përfitues të parasë publike janë të akuzuar për aktivitete kriminale. Paraja kriminale është patjetër në blerje pallatesh, biznesesh, investime në turizëm, por një nga impaktet negative është që nxjerrin jashtë tregut konkurrentin e ndershëm. Ligji për prokurimet publike mund të kishte një klauzolë, që në një mënyrë ose tjetrën, të mos kishin akses prioritar, për mua edhe të përjashtoheshin, nga përdorimi i fondeve publike. Ka pasur disa raste të fundit, ku pronarë të kompanive që kanë fituar tendera publike janë në çështje gjyqësore për aktivitete kriminale jashtë Shqipërisë. Kur Money Val ka vendosur në rreshtin gri Shqipërinë, ky është argumenti kryesor që përdor edhe BE, DASH, që në vende të tilla, amnistia fiskale, pasaportat e arta, do kenë pasoja negative. Nuk besoj që ka ndonjë inat SHBA dhe BE me Shqipërinë! Problemi kërcënues është kur paratë e zeza zgjedhin sektorët më fitimprurës, deformojnë tregun, rrisin koston. Duket sikur çmimet shqiptare kanë fluturuar. Nëse janë burime kriminale, rritja e çmimit të ndërtesave nxjerr jashtë mundësisë për shtëpi të re, qindra mijëra të tjera. Nëse qiratë i kap një trend rritës të ardhurat bëhen më pak të vlefshme.



