Një gjyqtar amerikan ka urdhëruar që Donald Trump dhe një nga avokatët e tij të paguajnë së bashku gati 1 milion dollarë (809,190 £) gjobë për një proces gjyqësor "të pavlerë" kundër Hillary Clinton dhe disa personave të tjerëve.
Në padi Trump akuzonte Clinton-in dhe disa persona të tjerë nga Komiteti Kombëtar Demokratik se po përpiqeshin të manipulonin zgjedhjet presidenciale të 2016-ës në SHBA duke e lidhur fushatën e tij me Rusinë.
"Kjo çështje nuk duhet të ishte ngritur kurrë", shkruante në urdhrin e tij gjyqtari i qarkut amerikan Donald M Middlebrooks.
Trump kishte kërkuar 70 milionë dollarë dëmshpërblim.
Padia u hodh poshtë në shtator dhe zoti Trump u gjobit me mbi 65,000 dollarë.
Por Clinton dhe një grup të pandehurish paraqitën një kërkesë të re për sanksione.
Gjyqtari urdhëroi Trump-in dhe avokaten Alina Habba, dhe firmën e saj Habba Madaio & Associates, të paguajnë bashkërisht 937,989.39 dollarë gjobë.



