Lapaj zbulon prapaskenat: Shabani më kërkoi të garojë për Bashkinë e Tiranës

Lapaj zbulon prapaskenat: Shabani më kërkoi të garojë për Bashkinë e Tiranës

Kreu i Lëvizjes Shqipëria Bëhet Adriatik Lapaj tha në një konferencë për media se Endri Shabani i ka kërkuar më herët që ai të garojë si kandidat për Bashkinë Tiranë. 

Sipas Lapajt qasja e tij për këtë kërkesë ka qenë pozitive. Po ashtu Lapajt tha se Shabani i ka kërkuar një buxhet 30 milionë lekë në vit si drejtues koalicioni. 

Na ka kërkuar të garojë për Bashkinë e Tiranës. Në mënyrë të sinqertë i kam thënë, mendojë mirë, dhe nëse vendos do të mbështes. Më ka kërkuar të ketë 30 milionë lekë në vit buxhet si drejtues koalicioni. I kam thënë që s’është diskutim i tillë, por nëse koalicioni vazhdon do ketë buxhetin e tij. Për pjesën e marrëdhënieve të tij me z.Rama s’di të them. Unë nuk shpif, nuk hamendësoj. Kërkesat janë bërë muajin e kaluar. Qëndrimi im ka qenë i thjeshtë, qasja është pozitive, të mbarojmë marrëveshjen e parë”.

Lapaj tha se është i hapur për bashkëpunim me anëtarët e ndershëm të Nismës Thurje. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy