Astrologia Denisa Shyle sjell parashikimin për 12 shenjat e horoskopit: Javë me ndikime pozitive

Astrologia Denisa Shyle sjell parashikimin për 12 shenjat e horoskopit: Javë me ndikime pozitive

Denila Shyle, astrologe tha në studion e emisionit “Zgjohu me MCN” se për të gjitha shenjat kjo javë do të jetë nën ndikime pozitive.

Sipas Shyles, njerëzit do të jenë më të aftë për të perceptuar situatat dhe ambientin që i rrethon.

Këtë javë nuk kemi asnjë lëvizje të rëndësishme planetare. Të gjitha planetet do të vazhdojnë të jenë në rrugën e tyre. Kemi një kënd pozitiv mes Saturnit dhe Uranit.

Java në përgjithësi është nën ndikime pozitive. Jemi në një energji që sa vjen e rritet.

Ndikimi më i madh i eklipsit që sapo kaluam është ndarja e shapit nga sheqeri. Kjo është dhe sa i përket brenda nesh. Jemi më të aftë për të perceptuar situatën që na rrethon, ambientin.

Dashi: Nga nesër personat e shenjës së Dashit do të jenë më të aftë për të artikuluar veten, mendimet. Do i këshilloja të mbajnë shënime për gjërat që i vijnë në mendje.

Demi: Është një javë me të vërtetë pozitive.

Binjakët: Mund të kemi disa vonesa sa i përket karrierës së tyre duke qenë se Mërkuri është në retrogradë.

Gaforrja: Sa i përket çështjes së zemrës shenja e Gaforres është shenja më me fat e javës.

Luani: Do të kemi rritje të madhe në karrierë. Do i këshilloja të fokusoheshin tek bashkëpunimet.

Virgjëresha: Personat e shenjës së Virgjëreshës janë futur në një fazë të çuditshme. Kanë ndryshime shumë të mëdha në jetën e tyre.

Peshorja: Personat e shenjës së Peshores në këto momente kanë një balancë shumë të mirë. Do të kenë një rritje shumë të madhe në mirëqenie.

Akrepi: Shenja e Akrepit do të ketë një fat të madh sa i përket çështjeve të zemrës. Do të jenë shuëm kreativë, do të ndihet shumë romantikë.

Shigjetari: Personat e kësaj shenje janë futur në një fazë pozitive dhe me shumë fat. Do të kemi zhvillime shumë të mëdha.

Bricjapi: Personat e kësaj shenje kanë një zhvillim shumë të madh. Komunikimi i tyre është efektiv, përveç ditës së sotme. Udhëtimet që mund t’i kenë shtyrë do të rikthehen në skenë.

Ujori: Ujori është pa dallgë në këto momente. Jemi në një fazë pozitive. Personat e kësaj shenje do të kenë në vetëvlerësim më të lartë, do të jenë më pozitiv ndaj gjithçkaje të re që hyn në jetën e tyre.

Peshqit: Personat e kësaj shenje do të kenë një zhvillim shumë të madh në lidhje me të ardhurat materiale.

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy