Vdes kardinali i Bostonit, simboli i skandalit të priftërinjve pedofilë

Vdes kardinali i Bostonit, simboli i skandalit të priftërinjve pedofilë

Ish-kardinali i Bostonit, Bernard Law, i cili u dorëhoq pas skandalit të abuzimeve seksuale, ka ndërruar jetë. Lajmi konfirmohet nga Vatikani.

Law vdiq në Romë, ku ka shërbyer si kryeprifti i Bazilikës së Shën Marisë. Ai u detyrua të dorëhiqej nga drejtimi i kishës së Bostonit në vitin 2002.

Skandali shpërtheu pas publikimit të një hetimi të kryer nga gazetarë të “Boston Globe’s Spotlight”, të cilët zbuluan se Law dhe drejtues të tjerë të kishës para tij ishin bërë mburojë për priftërinjtë pedofilë të dioqezës së Bostonit.

Në një konferencë shtypi në atë kohë, Law kërkoi falje për abuzimet e priftit John Geoghan, i cili ishte zhvendosur nga një kishë në tjetrën, pavarësisht se kardinali ishte në dijeni të abuzimeve me djem të vegjël. / CNN /

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy