Berisha: Rama nën kontroll drejtësinë me ndihmën e Soros. Basha lehtësoi zëvendësimin e shtetit ligjor me narkoshtetin

Berisha: Rama nën kontroll drejtësinë me ndihmën e Soros. Basha lehtësoi zëvendësimin e shtetit ligjor me narkoshtetin

Çdo ditë, çdo natë që vini është një sakrificë për ju, por është një sakrificë që vendoset në themelet e pluralizmit të dytë shqiptar, pluralizmit, i cili ekzistonte, të cilën e solli PD, demokratët shqiptarë në vitin 1990.

Por që e vërteta është se Edi Rama arriti të zëvendësojë thelbin e këtij sistemi me narkoshtetin, me regjimin e bandave, krimit, vjedhjes së papërmbajtur të shqiptarëve.

Kështu tha kreu i Rithemelimit Sali Berisha, para mbështetësve të mbledhur ashtu si çdo mbrëmje poshtë shtëpisë së tij, ku dhe vuan “arrestin e shtëpisë”.

Ai tha se pa votën e lirë nuk ka të ardhme, nuk ka dinjitet, nuk ka prosperitet dhe as zhvillim.

Edi Rama, pas kontrollit të plotë të votës së lirë, vendosi në kontroll të plotë, me ndihmën e superspekulantit të planetit, monstrës Xhorxh Soros, sistemin e drejtësisë.

Sot Shqipëria e Edi Ramës ka një drejtësi po aq të kontrolluar dhe shumë herë më të korruptuar se sa drejtësia që kishte Enver Hoxha.

Them të korruptuar në para, se politikisht edhe ajo dhe kjo, janë dy drejtësitë më të korruptuara që ka pasur Europa ndonjëherë.

De facto, Edi Rama vendosi nën kontroll drejtësinë dhe pothuajse e asgjësoi atë për qytetarët shqiptarë.

Për një vendim në gjykata, sot një qytetar i duhet të presë 15-20 vite. Për një dhunim të drejte, në kërkim të të drejtës së tij, sot një qytetar duhet të paguajë ryshfet qimet e kokës për prokurorët dhe gjyqtarët e vetuar nga partia, që nuk kanë ligj e as moral.

Sot shqiptarët janë kombi i vetëm që kanë humbur në mënyrë të tmerrshme të drejtën e një procesi ligjor të drejtë. Për të sjellë një çështje në gjykim, duhet të paguajnë qimet e kokës ryshfet.

Për të fituar të drejtën, duhet të paguajnë tre herë më shumë. Ky është krahu korruptiv i drejtësisë sot. Po akoma më i zi është krahu politik i saj.

Organet e saj speciale, të cilat tejkalojnë edhe organet e dikurshme të diktaturës në shumë aspekte, Shqipërinë po e gërryen, po e rrënon vjedhja e tmerrshme qeveritare.

Në vijim ai akuzoi Lulzim Bashën se i lehtësoi Edi Ramës operacionin makabër të zëvendësimit të shtetit ligjor me narkoshtetin.

Sipas tij, Shqipëria po shkatërrohet dhe dy janë faktorët kryesorë të shkatërrimit të saj.

Në gjithë këtë dramë, diktaturën nuk e sollët ju, përkundrazi ju jeni burra dhe gra që gjatë këtyre 10 viteve, mbështetët me të gjithë forcën tuaj, me të gjithë energjitë, idealet, mundësitë tuaja, pluralizmin, votën e lirë, vlerat e vërteta të një shoqërie të lirë.

Mbështetët interesin kombëtar. Por nuk mund të mohohet se drejtimi juaj, se ai që sot kyçet në pazare të përnatshme me Edi Ramën, dënoi PD-në me qëndrime që ajo kurrë nuk do mund t’i merrte.

Me qëndrimet, të cilat e lehtësuan Edi Ramën në operacionin e tij makabër të zëvendësimit të shtetit ligjor me narkoshtetin.

Operacione të cilat zhdukën besimin e shqiptarëve se Shqipëria mund të bëhet.

Në këtë kontekst, është në detyrën e çdo demokrati, të shumëfishojë përpjekjet, të dalë në ballë të betejës, t’u rikthejmë shqiptarëve të drejtën e votës së lirë.

Të çojmë Shqipërinë drejt fitores.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy