Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi bëri me dije se ka denoncime mbi votime familjare në disa QV.
Po ashtu Celibashi tha se 93 për qind të votuesve u është marrë shenja e gishtit, ndërsa pjesa tjetër është identifikuar përmes leximit të kartës së identitetit.
Ka disa denoncime në Peshkopi dhe Tiranë nga subjektet zgjedhore. Denoncimet lidhen me postimet me përmbajtje elektorale në rrjetet sociale. Këto janë natyra e denoncimeve. Ka denoncime mbi votim familjar në disa QV apo bashki. Sa i përket procesit të identifikimit dhe pjesëmarrjes, janë 998 mijë e 633 votues ose persona që janë identifikuar përmes pajisjes elektronike, kjo vetëm për ato QV që raportojnë përmes pajisjes elektronike të identifikimit. Nga këto janë 93,86 për qind e votuesve të cilëve u është marrë shenja e gishtit. Pjesa tjetër janë identifikuar thjesht përmes leximit të kartës”.



