Kuvendi pritet të shqyrtojë sot dekretin e presidentit Ilir Meta, i cili ktheu për rishqyrtim pak ditë më parë ndryshimet në Kodin Zgjedhor. Pritet që maxhoranca të rrëzojë dekretin e Metës, duke i hapur dritën jeshile ligjit që rregullon zgjedhjet e 25 prillit.
Tre ditë më parë, presidenti Meta iu drejtua me një letër Komisionit të Venecias lidhur me kushtetueshmërinë e Kodit të Ri Zgjedhor. Përmes një letre drejtuar presidencës, Komisioni i Venecias ka refuzuar kërkesën e tij për ta trajtuar çështjen me procedurë urgjente, duke u shprehur se nuk mund ta trajtojë këtë çështje para dhjetorit.
Ndërkohë, një ditë më parë, dekreti i Metës u rrëzua në Komisionin e Ligjeve. Pas një debati për më shumë se dy orë, mazhoranca i ka qëndruar bindjes se ndryshimet në Kodin Zgjedhor duhen miratuar që të fillojë puna për përgatitjen e zgjedhjeve të 25 prillit të 2021.
Paraditen e sotme në orën 10:00 Kuvendi i Shqipërisë do të mblidhet në seancës plenare, ndërsa në rendin e ditës janë 10 çështje që pritet të diskutohen dhe votohen.
Pritet që dekreti i Metës të rrëzohet në seancën e sotme me shumicë votash.



