Ai është asteroidi më i vogël që është zbuluar ndonjëherë.
Një grup studiuesish të Universitetit të Arizonës në SHBA kanë studiuar këtë trup qiellor dhe rezultatet i kanë publikuar në revistën shkencore “Astronomical Journal”.
Asteroidi është zbuluar në tetor të 2015-s. praktikisht ai është një gur kozmik me diametër 2 metra dhe sipërfaqe shumë të ndritshme, pasi reflekton dritën e Diellit katër herë më shumë se Hëna.
I emërtuar 2015 TC25, ky asteroid i është afruar Tokës deri në distancën 128 000 kilometra.
