“Misteri i Melanias”, "Daily Telegraph" i kërkon falje zn. Trump: S'duhet ta publikonim

“Misteri i Melanias”, "Daily Telegraph" i kërkon falje zn. Trump: S'duhet ta publikonim

Gazeta britanike Daily Telegraph i kërkoi ndjesë zonjës së parë amerikane, Melania Trump dhe ra dakord t’i paguajë një dëmshpërblim të majmë, për një artikull të publikuar javën e shkuar.

Gazeta tha se kryeartikulli i revistës së të shtunës me titullin “Misteri i Melanias”, përmbante disa deklarata false. Mes tyre përfshiheshin fakti se Trump po i shkonte keq karriera si modele para se të takonte bashkëshortin e saj dhe deklarata se ajo qau në natën që i shoqi u zgjodh president i SHBA.

Daily Telegraph pranoi se këto deklarata nuk duhet të ishin publikuar.

Gazeta gjithashtu do të paguajë shpenzimet për gjyqin nga ana e zonjës Trump.

Në një letër falje të botuar të shtunën, gazeta pranoi se znj. Trump ishte "një modele profesionale dhe e suksesshme edhe para se të takonte burrin e saj dhe të fitonte punën e vet të modelimit pa ndihmën e tij".

Gjithashtu se artikulli gjithashtu pretendonte gabimisht se nëna, babai dhe motra e znj. Trump u zhvendosën në Nju Jork në vitin 2005 për të jetuar në ndërtesat e zotëruara nga Donald Trump.

Gazeta shtoi se babai i zonjës Trump nuk ishte "një prani e frikshme" dhe "nuk e kontrollonte familjen", siç thuhet në artikull.

Ajo pranoi gjithashtu që znj. Trump nuk e la kursin e saj të dizajnimit dhe arkitekturës në universitet për arsye që kishin të bënin me përfundimin e një provimi, por sepse donte të ndiqte një karrierë të suksesshme si një modele profesionale.

Një zëdhënëse për Zonjën e Parë tha se ajo shpesh hasi në "oportunistë për të përparuar duke e hedhur poshtë emrin dhe imazhin e saj".

Zëdhënësja vazhdoi: "Ajo nuk do të ulet, pasi njerëzit dhe mediat përbëjnë gënjeshtra dhe pohime të rreme në një garë për vlerësime ose për të shitur tituj tabloidëve".

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy