Sky Diving Albania spektakël në qiell, mbi 50 pilot italian hidhen nga lartësia mbi 4200 m

Sky Diving Albania spektakël në qiell, mbi 50 pilot italian hidhen nga lartësia mbi 4200 m

Rikthehet në Gjirokastër edicioni i katërt i Sky Diving Albania. Më shumë se 50 pilot kryesisht italian kanë ardhur në Gjirokastër për tu hedhur nga lartësia mbi 4200 metra, sipas të cilëve terreni i këtij vendi është i përshtatshëm për zhvillimin e sporteve ajrore. Por jo vetëm pilot profesionist edhe të pasionuarit pas sporteve ajrore kanë zgjedhur të vijnë këtë fundjavë në qytetin e gurtë për të përjetuar këtë eksperiencë. Sipas organizatores Egestina Levani këtë edicion ka patur një dyfishim të numrit të pjesëmarrësve. Për të pasionuarit pas parashutizmit kjo eksperiencë që disa e kanë për herë të parë, ka qenë emocionuese ndërsa për të tjerët me më eksperiencë thonë se do të ishte mirë që ky sport të kishte një përhapje më të gjerë. "Ne po bëjmë sot ushtrime në ajër që ngjajnë me ato që bëjnë vërtetë ushtarakët. Këto janë ushtrime që organizohen nga shoqata e parashutistëve kombëtar italiane. Kjo është një shoqatë e përbërë nga ish ushtarakë që vazhdojnë të merren dhe të mësojnë edhe të rinjtë në këtë sport". Për kryebashkiakun Flamur Golemi ky event përkon dhe me 18 vjetorin e Gjirokastrës në UNESCO ku ky event në aerodromin sportiv të qytetit është një tjetër alternativë për turizmin. Ndërsa shton se ende këtij aerodromi i mungojnë kushtet për të qenë më i kompletuar. Qëllimi i Sky Diving Albania është të përfshijë më shumë të rinj në sportet ajrore si dhe duke i dhënë më shumë zhvillim zonave si Gjirokastra për tu promovuar ndërkombëtarisht.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy