Duke folur në emisionin “Arnautistan“ në MCN TV mbi emigrantët shqiptarë në Britaninë e Madhe, gazetari Arben Manaj tha se duhet të kërkohen marrëveshje për punësimin sezonal të tyre.
Manaj vuri në dukje se nëse legalizohen emigrantët e paligjshëm, atëherë u heq atyre mundësinë që jenë “ushtarë” të krimit.
Unë kam ndjekur çështjen e emigracionit edhe si përkthyes i Home Office dhe Policisë Metropolitane. Mendoj që faji është i shumë qeverive britanike. Kanë të njëjtën retorikë, narracion, që nuk zgjidh asgjë. Kategoria që shfrytëzohet nga krimi i organizuar është faji i qeverive. Nuk kanë arritur që sidomos me shqiptarët mund të bëjnë marrëveshje shumë të këndshme për punësimin sezonal të tyre. Mbretëria e Madhe ka shumë nevojë për krah pune. Në marrëveshje mungon elementi i reciprocitetit. Përse të mos kërkojnë një punësim sezonal për shqiptarët. Nëse nuk e lë nga dera, ai do vijë nga dritarja. Imazhin të keq e kemi dhe është e rëndë. Krahasohemi me njerëzit që shpërndajnë kokainë, rrisim kanabis në shtëpi. Aq më tepër tani me gomone, vijmë nga një vend i NATO-s dhe për shumë britanikë është e pakuptueshme. Johnson ka qenë një nga ata që ka qenë pro amnistisë së emigrantëve ilegalë. T’ia ia heq mundësinë që të involovohet në ilegalitet. Çdo njeri do preferonte të vinte me avion se sa me gomone. Këta njerëz shfrytëzon krimi i organizuar, këta janë ushtarë. Problemi më i madh që sa vjen dhe shtohet është rreziku për jetën. Ka pasur shumë raste kur njerëzit janë vrarë”.



