Mbërrijnë edhe 16,380 vaksina Pfizer/ Mbi 1 milion vaksina deri tani në Shqipëri

Mbërrijnë edhe 16,380 vaksina Pfizer/ Mbi 1 milion vaksina deri tani në Shqipëri

 16,380 doza të vaksinës Pfizer sapo kanë mbërritur në Shqipëri, nga kontrata e qeverisë shqiptare me kompaninë Pfizer si dhe pjesë e mbështetjes së Bashkimit Europian, të siguruara nga qeveria austriake

“1,120,070 vaksina antikovid kanë mbërritur deri tani në Shqipëri, për të vijuar pa u ndalur me planin kombëtar të vaksinimit, për mbrojtjen e jetës dhe shëndetit të qytetarëve”, ka bërë të ditur kryeministri Edi Rama.

Vaksinat u pritën në aeroportin “Nënë Tereza” nga Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu e shoqëruar nga Kreu i Delegacionit të Bashkimit Europian në Tiranë, ambasadori Luigi Soreca dhe ambasadori i Austrisë, Christian Steiner.

Manastirliu u shpreh se po shkojmë drejt 1 milion vaksinimeve, ndërsa kanë mbërritur mbi 1 milion e 120 mijë vaksina.

Nga ana tjetër, Soreca theksoi se BE-ja deri më tani ka sjellë 60 mijë vaksina Pfizer, ndërsa brenda muajit gusht do të plotësohet kontrata prej rreth 150 mijë vaksinave.

Ndërkohë fushata e vaksinimit masiv vijon gjithashtu me ritme të shpejta. Ndërkohë deri më tani janë vaksinuar 900 mijë shqiptarë.

Mbi 300 mijë qytetarë, i kanë kryer të dyja dozat e vaksinës anti-Covid.

Në Shqipëri kanë mbërritur deri tani mbi 1 milion doza të vaksinave anti-Covid, ndërsa janë siguruar përmes kontratave të deritanishme, 2.4 milionë doza.

Katër janë vaksinat e përdorura në Shqipëri: Pfizer, AstraZeneca, Sputnik V dhe Sinovac.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy