17 vite anëtarë të NATO-s/ Begaj: Shqipëria, një aleate e denjë. Hoxha: Besim dhe përkushtim ndaj Aleancës

17 vite anëtarë të NATO-s/ Begaj: Shqipëria, një aleate e denjë. Hoxha: Besim dhe përkushtim ndaj Aleancës

Presidenti Bajram Begaj, përkujtoi sot nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale 17-vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO si një arritje historike që ka forcuar sigurinë, sovranitetin dhe rolin e saj në aleancën Euroatlantike. 

 

Kreu i Shtetit vlerësoi kontributin e Shqipërisë si një aleate e denjë në shërbim të paqes dhe sigurisë ndërkombëtare, duke theksuar angazhimin e vazhdueshëm të vendit në misionet dhe operacionet e Aleancës.

 

Presidenti theksoi se Shqipëria mbetet e palëkundur në përkushtimin e saj për të qenë një faktor stabiliteti dhe sigurie dhe se krah aleatëve të saj ajo do të vijojë të kontribuojë për paqen, stabilitetin dhe ndërtimin e një të ardhmeje më të sigurt për të gjithë.

 

Sot, 17 vjet Shqipëria në NATO, një moment historik për sigurinë, sovranitetin dhe orientimin tonë Euroatlantik.

 

Si aleancë e vlerave demokratike, NATO është garant i paqes, sigurisë dhe mbrojtjes kolektive në hapesiren Euroatlantike. Shqipëria është një aleate e denjë, kontribuese aktive në misionet dhe operacionet e saj.

 

Krenarë për përkushtimin dhe profesionalizmin e Forcave tona të Armatosura! Mbetemi të bashkuar për paqen, stabilitetin dhe një të ardhme më të sigurt për të gjithë.

 

Edhe Ministri i Jashtëm Ferit Hoxha thekson në këtë 17-vjetor se Shqipëria ka dëshmuar se është një Aleate e përkushtuar dhe e besueshme e NATO-s me kontributet që ka dhënë në operacione ushtarake.

 

Si sot, 17 vjet më parë, Shqipëria hodhi një hap vendimtar drejt së ardhmes së saj duke u bërë anëtare me të drejta të plota në NATO - një moment historik që e ankoroi vendosmërisht rrugëtimin tonë euro-atlantik dhe konsolidoi themelet e sigurisë kombëtare.

 

Që nga ai moment përcaktues, Shqipëria ka dëshmuar se është një Aleate e përkushtuar dhe e besueshme, duke kontribuar aktivisht në misionet dhe operacionet e NATO-s, si dhe duke promovuar stabilitetin në Ballkanin Perëndimor, përfshirë mbështetjen e vazhdueshme për perspektivën euro-atlantike të Kosovës.

 

Sot, Shqipëria është plotësisht e harmonizuar me prioritetet në zhvillim të NATO-s: nga ndarja e drejtë e përgjegjësisë dhe rritja e investimeve në mbrojtje, te forcimi i qëndrueshmërisë, përqafimi i inovacionit dhe avancimi i teknologjive të reja në një mjedis sigurie që ndryshon me shpejtësi.

 

Duke parë drejt së ardhmes, Shqipëria ka nderin të përgatitet për të pritur Samitin e radhës së NATO-s për herë të parë në rajonin tonë. Ky nuk është thjesht një aktivitet; është një shprehje e qartë e besimit në rolin, besueshmërinë dhe kontributin e Shqipërisë brenda Aleancës.

 

Në një botë gjithnjë e më komplekse dhe të pasigurt, Shqipëria mbetet e palëkundur, e bashkuar me Aleatët, e përkushtuar ndaj mbrojtjes kolektive dhe e dedikuar për ruajtjen e paqes, lirisë dhe vlerave tona të përbashkëta.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy