Gol në frymën e fundit, Egnatia mban të hapur kualifikimin

Gol në frymën e fundit, Egnatia mban të hapur kualifikimin

Egnatia barazoi 1-1 në transfertën armene ndaj Ararat, në ndeshjen e cila u transmetua në MCN TV. Një barazim i merituar për rrogozhinasit, që krijuan raste të shumta shënimi. Vendasit kaluan të parë në avantazh me Alemao në minutën e 36-të. Egnatia kishte mundësi të arta shënimi, me Kasën në dy raste në pjesën e parë, por pa sukses. Edhe pjesa e dytë foli për skuadrën e Tetovës, që ishte dominuese. Goli i barazimit do të vinte vetëm në minutën e 96-të, kur Dwamena, përfiton nga një top i mbetur në zonë, për ta dërguar atë në fundin e rrjetës. Një rezultat pozitiv për Egnatian, që jep shpresë për një kualifikim në turin e dytë në ndeshjen e kthimit që do të luhet pas një jave në “Elbasan Arena”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy