Ndryshimet klimaterike/ Çipi: S’ka ambientalist në Shqipëri të vijë në debat të më thotë si ndodh efekti serrë

Ndryshimet klimaterike/ Çipi: S’ka ambientalist në Shqipëri të vijë në debat të më thotë si ndodh efekti serrë

Regjisori Kastriot Çipi duke folur mbi temën e ndryshimeve klimaterike tha se deri më tani nuk ka gjetur një ambientalist në Shqipëri të debatojë me të se si ndodh efekti serrë.

Ai bëri një dallim mes ambientalistëve dhe alarmistëve të klimës, duke u shprehur se këta të fundit janë paranojakë dhe injorantë të thellë.

Unë mendoj se për të gjithë botën kjo do jetë kontradikta më e madhe, të paktën në dekadën në vazhdim, do jetë vija e frontit. Për klimën s’kam gjetur deri tani asnjë ambientalist në Shqipëri që të vijë në debat dhe të më thotë si ndodh efekti serrë. Ambientalistët, apo alarmistët e klimës, se alarmisti i klimës është tjetër gjë nga ambientalisti. Të duash ujë të pastër, ajër të pastër, është krejt në rregull. Të thuash që do zhduket njerëzimi sepse po shtohet dioksidi i karbonit në atmosferë është një supermashtrim, një paranojë, një injorancë e thellë. Ka pasur një periudhë në mesjetë që ka qenë më ngrohtë se sot. Ka pasur një periudhë në antikitet që ka qenë më ngrohtë se sot. Pretendimi i tyre për efektin serrë është që nëse shtohet përqindja dioksidit të karbonit në atmosferë nga 0,039 në 0,04, që është një shifër e pallogaritshme, molekulat, atomet mikroskopike të dioksidit të karbonit na shkokan sipër në atmosferë s’lejojnë rrezatimin e diellit të kthehen mbrapsht në atmosferë. Shtrohet pyetja e thjeshtë a nxehen këto atome ? Shkencëtarë janë edhe ata që thonë të kundërtën. Ku është logjika që të bind ty që ekziston ngrohja globale dhe e shkakton njeriu?!”

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy