
Gjykata e Tiranës ka lënë në burg, sipërmarrësin e ndërtimit Bardhyl Fushën, i cili 3 ditë më parë tentoi të grabiste filialin e Fibank në zonën e Deliorgjit në kryeqytet.
Pavarësisht se avokati mbrojtës, ka kërkuar caktimin e një mase sigurimi më të butë se “arrest në burg”, duke pretenduar se nuk ekziston rrezik arratisje, kjo kërkese nuk është marrë parasysh nga gjykata.
Sipas avokatit nuk ka pasur një grabitje të mirëorganizuar dhe klienti i tij ka vepruar në kushtet e një presioni të rëndë financiar. Gjithashtu, avokati ka kërkuar Kryerjen e një ekspertimi psikologjik/psikiatrik për të vlerësuar gjendjen mendore të tij në momentin e ngjarjes.
Mesditën e 12 Shkurtit, 58-vjeçari hyri në ambientet e Fibank qëlloi në dysheme me kallashnikov, u drejtua pranë arkës grabiti 8 milion lekë të vjetra, por më pas u neutralizua dhe arrestua nga policia në dalje të bankës.



