Gol në burgun e Lezhës, topi i Real Madrid me celularë për të burgosurit

Gol në burgun e Lezhës, topi i Real Madrid me celularë për të burgosurit

Një rast i çuditshëm është zbuluar dhe parandaluar së fundmi në ambientet e burgut të Lezhës.

Gjatë orës së ajrimit të të burgosurve është hedhur nga jashtë një top futbolli i fryrë.

Por menjëherë topi është bllokuar nga punonjësit e burgut dhe brenda tij janë gjetur dy Iphone dhe një Samsung, bashkë me karikuesit dhe dy karta celulari të pahapura.

"Gjatë orës së ajrimit të të burgosurve është hedhur nga jashtë një top futbolli i fryrë. Topi është konstatuar nga punonjësit e shërbimit të cilët e kanë bllokuar menjëherë. Janë bërë verifikimet e nevojshme dhe janë kontrolluar kamerat e sigurisë. Brenda topit janë gjetur tre celularë, dy Iphone dhe një Samsung, bashkë me karikuesit dhe dy karta celulari të pahapura" informoi ministria e Drejtësisë.

Drejtoria e Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm të Burgjeve po kryen të gjitha hetimet e nevojshme për të identifikuar përgjegjësit.

Në aksionin e zhvilluar në rang vendi pak javë më parë u sekuestruan 17 telefona celular, 6 karta sim dhe 9 aksesorë të tjerë telefonash celularë;135 doza lëndë narkotike e dyshuar kanabis sativa; 27 mjete prerëse të improvizuara nga të burgosurit.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy