Berisha ka një kompliment dhe një këshillë për Metën: Majtist i palëkundur!

Berisha ka një kompliment dhe një këshillë për Metën: Majtist i palëkundur!

Ish-kryeministri Sali Berisha dihet që ka një raport të ngushtë me Presidentin e zgjedhur Ilir Meta, dhe ky i fundit e ka shprehur në çdo rast publikisht se “Berisha është dobësia ime”.

Ne nje interviste ne RTSH Berisha i ka bërë një kompliment dhe ka dhe një këshillë për Metën gjatë Presidencës së tij:

Një muaj pas zgjedhjeve, Parlamenti do të mblidhet për ceremoninë e fillimit të detyrës së Presidentit të Ri. Do të jeni në atë seancë? 

Nëqoftëse ftohem. është një traditë normale, në të cilën pavarësisht se presidenti është zgjedhur pa miratimin e opozitës, por kjo nuk do të thotë se opozita nuk njeh presidentin. Opozita e njeh presidentin sepse ajo shumicë që ishte voton. 

–A keni një vlerësim për Presidentin e zgjedhur Meta, të cilin kryetari i Partisë Socialiste e ka quajtur president më afër opozitës… 

Ato janë vlerësime… Ilir Meta është një majtist I palëkundur dhe ç’është e vërteta është më i majtë se Rama… 

-Në këtë rast ju po I bëni kompliment… 

Po i bëj kompliment thua?! Mirë e ke! Vlerësim kam për një majtist. Natyrisht e kam theksuar dhe e theksoj që zgjedhjen nuk e kam quajtur kaq të domosdoshme. Për krizën që ndodhej vendi mund të bëhej me një diskutim më të gjerë dhe më të hapur dhe jo në atë mënyrë siç e bënë. Por a i takonte shumicës të zgjidhte presidentin? Unë them se i takonte shumicës të zgjidhte presidentin. 

Si ish president i parë i pluralizmit, çfarë sugjerimi mund t’i jepnit presidentit të ri, me të cilin ju edhe keni pirë kafe publike? 

Natyrisht, presidenti ka një libër. Libri I presidentit është kushtetuta. Kjo është e vetmja që mund të them. Por e them që presidenti këtu është zhveshur nga funksione…

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy