
Presidenca do të mbajë të enjten e 19 dhjetorit ceremoninë e betimit për 8 prokurorët e emëruar të SPAK.
Lajmin e ka bërë të ditur, këshilltari për mediat i presidentit, Tedi Blushi përmes një njoftimi në 'Facebook'
Blushi njofton se ceremonia do të mbahet të enjten e ardhshme në ambientet e Presidencë në orën 09:30.
'Presidenti i Republikës, Sh. T. Z. Ilir Meta, në përgjigje të kërkesës së Këshillit të Lartë të Prokurorisë dhe në bashkëpunim me Kryetarin e KLP-së, z.Gent Ibrahimi, në mbështetje të nenit 61 pika 2 të ligjit nr. 96/2016 “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë” të ndryshuar”, ditën e enjte, në datën 19 dhjetor 2019, ora 09:30, organizon ceremoninë e betimit të 8 (tetë) prokurorëve të emëruar në Prokurorinë e Posaçme (SPAK)', shkruan Blushi.
Pas betimit të tetë anëtarëve të SPAK, mbetet vetëm zgjedhje e kreut të tij, dhe merr formë një nga institucionet më të rëndësishme të Reformës në Drejtësi.



