Policia e Durrësit ka arrestuar persona dhe ka proceduar në gjendje të lirë 1 tjetër, pasi u kapën në flagrancë në 2 lokale, duke organizuar lojëra fati, me celularë.
Janë vënë në pranga shtetasit E. G., 35 vjeç dhe K. P., 35 vjeç, të dy banues në Durrës, D. P., 28 vjeç dhe S. Sh., 29 vjeç, të dy banues në Kurbin, si dhe ka nisur procedimi në gjendje të lirë për shtetasin V. L., 31 vjeç, banues në Durrës.
Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar 5 celularët që përdoreshin për këtë veprimtari të paligjshme.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.



