Mësuesja ruse mbron Ukrainën: Shkronja Z duket si gjysma e simbolit nazist! Rrezikon 15 vite burg

Mësuesja ruse mbron Ukrainën: Shkronja Z duket si gjysma e simbolit nazist! Rrezikon 15 vite burg

Një mësuese ruse 55-vjeçare, Irina Gen, e cila jeton në qytetin e Penza, rrezikon dënimin me 15 vjet burg për “përhapje informacioni të rremë” dhe “diskreditim” të ushtrisë ruse para nxënësve të saj.

Qëndrimi i saj kundër luftës në klasë, u regjistrua me një smartphone dhe do të përdoret kundër saj në gjykatë.

Një episod jo i izoluar në Rusi, ku disa mësues rusë kanë humbur punën për shkak të shkeljes së ligjit që kërkon respektimin e propagandës së Moskës, për nevojën e një “operacioni special” në Ukrainë.

Gjithçka filloi kur shkronja “Z” u shfaq në dërrasën e zezë në klasë, simboli rus i “Operacionit special ushtarak” në Ukrainë.

Mësuesja e krahasoi “Z-në” ruse me gjysmën e simbolit nazist. Më pas, kur u pyet nga një nxënës për përjashtimin e sportistëve rusë nga garat ndërkombëtare sportive, mësuesja u përgjigj se mendonte se ishte vendim i drejtë... të paktën derisa Rusia të fillojë të sillet në mënyrë të civilizuar.

Rusia donte të arrinte në Kiev dhe të rrëzonte qeverinë. Ukraina është një shtet sovran. Jetojmë në një regjim totalitar. Çdo mospajtim është krim. Frazat që përdoren në Rusinë e sotme janë të rrezikshme.

Fjalët e mësueses u regjistruan nga studentët dhe përfunduan në organet kompetente, duke bërë që ndaj mësueses të regjistrohet një procedim penal.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy