‘Reforma në arsim në kahun e gabuar’, Vangjeli: Diploma vret diplomën, brezi i ri po shkon drejt analfabetizmit

‘Reforma në arsim në kahun e gabuar’, Vangjeli: Diploma vret diplomën, brezi i ri po shkon drejt analfabetizmit

Analisti Lorenc Vangjeli në MCN Live ka komentuar lidhur me protestën e pedagogëve, për të cilën u shpreh se nëse kjo qeveri do të kishte mundësi do e bënte, ndërsa kujtoi se në 2018, Rama në protestën e studentëve u kthye në kryenegociator.

Ai tha se problemi nis nga reforma në arsim e cila është bërë në kahun e gabuar e cila fillon nga lartë- poshtë. Sipas tij, diploma po vret diplomën dhe kjo ka sjell konkurrencën e pavlefshme.

Kushdo çdo kryeministër do  rriste pagat nëse do i kishte mundësitë. Me fjalë është shumë e lehtë por dëshira dhe provokimi shkon ndryshe nga realiteti. E dyta është se do bëj një rikthim të shkurtër në kohë, 2018 kur në dhjetor u duk sikur nga hiçi studentët u derdhën në shesh dhe vendosën në vështirësi gjithë qeverisjen, por atëherë ndodhi që protesta drejtohej kundër kryeministrit ndërkohë që Rama në pak ditë të bëhej vetë kryenegociatori i tyre. Ai u tha se kërkesat tuaja i çoj dhe përtej. Çdo problem që nuk merr zgjidhje është shtrat për lindjen dhe ngjizjen e problemeve të tëra. Reforma në arsim fillon nga lartë poshtë, duhet të rregullosh njëherë sistemin e kopshteve dhe çerdheve, dhe universiteti vjen në fund. Arsimi dhe sidomos ai i lartë, po shkojnë të marrin një diplomë të gjithë, ndërsa qeveria se ka të nevojshme këtë maksimizim të universiteteve në vend. Në thelb arsimi nuk është një e drejtë kushtetuese, ka disa filtra për të shkuar atje, bën një konkurrencë të pandershme të diplomave, shton numrin e pedagogëve dhe sa më i madh ky numër bien performanca, pra reforma vret diplomën.

Më tej duke e cilësuar këtë si një segment të korrupsionit, Vangjeli solli një shembull ku u shpreh se një vajzë që ka mbaruar universitetin me 5 apo me 6 është oferta e parë seksueale me pedagogun.

Luhet me katet e poshtme dhe nëse e shohim problemin mina me sahat është atje. Ajo që unë i druhem është dimri sepse përfshihen shumë faktorë, kriza, çmimet, lodhja psikologjike e shqiptarëve dhe çdo zë publik që thuhet është peshë. Studentët me nota të ulëta pre e abuzimeve nga pedagogët. Nëse bashkohen studentët me pedagogët ka një reaksion zinxhir që prish gjithçka, kjo duhet trajtuar me kujdes, Rama e di këtë dhe gjëja që besoj është se mund të ketë dhe lëvizje surprizë të kryeministrit. Besoj fortë se ai nuk i injoroi por ka një vëmendje të shtuar atje dhe ka bërë mirë që ka krijuar një raport të veçantë me të gjithë rektorët e universiteteve. Ka pasur dakordësi dhe përplasje me ta.

Vangjeli duke komentuar cilësinë e arsimit u shpreh se cirku me koka nuk shkon, sepse çdo kokë që do ishte atje do merrte pasaportë turke, ndërsa shtoi se brezi i ri po shkon drejt shkuarjes së analfabetizmin funksional.

Po rritet një brez kuptohet me përjashtime, brez analfabetësh që nuk dinë të shkruajnë shqip. Cirku me koka nuk ndreq asgjë. Rinia e sotme tregon si do jetë atdheu nesër. Nëse tentojmë të shohim Shqipërinë e nesërme, le të hyjmë në rrobën e një të riu.  Ne po krijomë modelin që prindi e konsideron fëmijën të suksesshëm kur i çon para që s’ja di as burimin dhe jo 10. Kjo dilemë është portreti shëmtuar i të ardhmes nesërme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy