Një grup shqiptarësh që drejtonin një rrjet prostitucioni kanë rënë në parnagat e policisë italiane. Një operacion i kryer mëngjesin e sotëm në Caserta ka çuar në pranga pesë shqiptarë. Karabinierët kanë ekzektuar pesë urdhra arresti të lëshuar nga Gjykata e Napolit për prostitucion dhe shfrytëzim të të miturve për prostitucion.
Hetimet kanë zbuluar se grupi i shqiptarëve shfrytëzonte për prostitucion vajza të reja, përfshirë edhe minorene, në bashkëpunim me “të besuar”, kryesisht shtetas italianë dhe rumunë.
Zona ku ata vepronin njihet prej vitesh për aktivitetet e shumta të kësaj natyre, protagonistë të cilave janë kryesisht shqiptarët, shkruajnë mediat italiane.
Vajzat që shfrytëzoheshin për qëllime përfitimi vinin nga ish-republikat e Bashkimit Sovjetik, Shqipëria dhe Rumania. Ato mbërrinin në Itali me viza false greke.
Por vitet e fundit, grupet kriminale tërhiqnin në këtë rrjetë edhe vajza që banojnë në Itali.



