Javën e ardhshme Kosovës do t’i jepet rekomandimi për liberalizimin e vizave – kështu janë shprehur përfaqësuesit e qeverisë së Kosovës.
Këshilltari i lartë i ministrit për Integrim Europian është shprehur se në takimet që ministry Bekim Çollaku dhe kryeministri Isa Mustafa kanë zhvilluar në Bruksel është konfirmuar progresi i Kosovës në përmbushjen e kritereve për liberalizim.



