Xhaferi: Kush e lë pa trajtuar ankthin dhe atakun e panikut, kalon në depresion madhor

Xhaferi: Kush e lë pa trajtuar ankthin dhe atakun e panikut, kalon në depresion madhor

Psikologia klinike Almeida Xhaferri, flet për ankthin dhe atakun e panikut, duke ndihmuar në identifikimin e tyre.

Në emisionin “Zgjohu me MCN”, Xhaferri tha se të përjetosh ankth duket e lehtë, por është një gjendje që bëhet shumë e vështirë, shumë sfiduese dhe i paraprin diagnozave të tjera të shëndetit mendor nëse lihemi pa trajtuar.

Psikologia sqaroi se çrregullimi i ankthit është një frikë e vazhdueshme një merak shumë i lartë që prek nivelin emocional, ndjesitë tona psikologjike lidhet me performancën në punë, në shkollë, raportet njerëzore që ne kemi.

Këta njerëz që kanë ankth janë vazhdimisht të shqetësuar mbi një ngjarje që mund të ndodhë në të ardhmen dhe nuk ka të bëjë me momentin këtu dhe tani, njerëzit që vuajnë nga ankthi mendojnë se puna e tyre nuk do vlerësohet, se nuk do marrin vitin shkollor.

Mendojnë skenarin më të keq të mundshëm. Se mund të humbin persona të afërt, familjarë, mund të ndahen nga partneri/partnerja. Janë të pabazuara në fakte reale.

Të gjitha çrregullimet e ankthit nisin nga fëmijëria. Por kush e ka kaluar deri në moshën 35 vjeç, mund t’ia ketë hedhur përgjithmonë ankthit.

Janë 301 milionë njerëz sipas OBSH që janë të prekur nga ankthi. Janë një gamë e gjerë diagnozash që kalon në atak paniku.

Ka ankth të përgjithësuar që kalon në atak paniku. Në përgjithësi duhet ta mendoni atakun e panikut si një krizë që e kap individin në mënyrë të papërgatitur, që ndjen rrahje të forta zemre, marrje fryme, humbje ekuilibri.

Në asnjë rast nuk ndodh që të humbasësh jetën se ke atak paniku, dhe nuk ndodh të kesh ndjesinë se po çmendesh që të kap atakun e panikut.

Përpjekje e mirë për të menaxhuar krizën, është të marrësh frymë për 4 sekonda ta mbash për 7 sekonda dhe ta nxjerrësh frymën nga goja për 8 sekonda ngadalë.

Nëse e përsërit këtë ushtrim për 2 minuta aktivizon sistemin parasimpatik dhe personi do e kalojë krizën e panikut.

Ka persona që e lënë të patrajtuar çrregullimin e ankthit dhe atakut të panikut dhe i paraprin diagnozave të depresionit madhor.

Është vënë re se kush e ka lënë pa trajtuar ankthin dhe atakun e panikut, kalon në depresion madhor.

Është e rëndësishme që kuptojmë se kur kemi çrregullime emocionale, gjendje alerti, refuzojmë të shkojmë në vende të caktuara, të takojmë njerëz të caktuar, na prish performancën e jetës soë.

Ky është momenti kur duhet të kërkojmë ndihmën e profesionistëve. Është më e lehtë të trajtosh një atak paniku se sa ta lësh 7-8 vjet pasi mund të kalojë në gjendje paniku.

Çrregullimet e ankthit dhe atakët e panikut, janë diagnoza që bashkekzistojnë shumë me diagnoza të tjera dhe depresioni madhor bëhet çështje e përhershme.

Është një terren i përshtatshëm që ushqen psikoanomali të tjera. Frika më e madhe e tyre është se mund të humbasin jetën nga një krizë paniku.

Shkëpusin marrëdhëniet sociale, nuk bëhen pjesë të ngjarjeve të ndryshme. Ankthi dhe ataku i panikut nuk menaxhohen vetë.

Ankthin, duhet të jetë prindi që duhet t’ia diagnostikojë fëmijës. Rastet kur nisin në fëmijëri janë më të rralla krahasuar me adoleshentët dhe të rritur.

Nivelet e ankthit të përgjithësuar, i paraprijnë çrregullimeve të ankthit. Është shumë e rëndësishme që prindi të identifikojë një fëmijë të shqetësuar.

Duke i dhënë sigurinë e duhur fëmijës, parandalohet kalimi në çrregullime ankthi.

Nëse zgjasin për gjashtë muaj ditët me ankth, është mirë që t’i drejtohemi specialistit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy