Ndihma financiare për Ukrainën, Orban zbulon kushtin për Brukselin

Ndihma financiare për Ukrainën, Orban zbulon kushtin për Brukselin

Kryeministri hungarez Viktor Orban ka thënë se ai propozoi një marrëveshje kompromisi me BE-në, ku Ukraina do të merrte një transferim vjetor të ndihmës ekonomike në vend të një angazhimi prej 50 miliardë eurosh. “Megjithatë, Brukseli ende synon të shantazhojë Budapestin”, shprehet ai.

Udhëheqësit e BE-së do të takohen në Bruksel të enjten për të diskutuar një paketë ndihme ekonomike katërvjeçare, prej 50 miliardë eurosh për Ukrainën, të nxjerrë nga buxheti kolektiv i bllokut. Orban është lideri i vetëm i BE-së që zotohet të kundërshtojë paketën dhe Këshilli i BE-së është përgjigjur duke hartuar plane për të sabotuar ekonominë hungareze, raportoi të dielën Financial Times. 

Duke folur për revistën franceze të lajmeve Le Point të hënën, Orban tha se Hungaria kishte bërë një "ofertë kompromisi" për Këshillin. Ajo parashikonte që ndihma për Ukrainën të jepej përmes një pakete vjetore pas një votimi unanim nga shtetet anëtare, pa asnjë modifikim në buxhetin e bllokut, i cili u ra dakord tre vjet më parë dhe nuk përfshinte një angazhim katërvjeçar, 50 miliardë euro për Kievin.

"Së pari, ne nuk e dimë se çfarë do të ndodhë në tre ose katër muajt e ardhshëm në Ukrainë," shpjegoi Orban. “Së dyti, askush nuk e di nëse amerikanët do të marrin pjesë apo jo në lojë, qoftë sot apo pas zgjedhjeve presidenciale në SHBA në nëntor 2024.

“Së treti, kush e bëri numërimin? Kush e bëri llogaritjen? Pse pikërisht 50 miliardë euro? Ne nuk e dimë saktësisht se çfarë korrespondon kjo shumë", shton Orban. 


 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy