Moska kërkon të pengojë xhihadistët të tërhiqen drejt Sirisë

Moska kërkon të pengojë xhihadistët të tërhiqen drejt Sirisë

Ministri rus i Punëve të Jashtme, Serguei Lavrov, njoftoi se Rusia shpreson të bashkëpunojë me Irakun për të penguar xhihadistët e grupit Shteti Islamik (ISIS), të grumbulluar në Mosul, që të largohen drejt Sirisë.

“Ne kemi interes të bashkëpunojmë dhe të marrim masat me kolegët tanë irakianë për të penguar tërheqjen e terroristëve bashkë me armët e tyre nga Mosuli drjet Sirisë”, deklaroi Lavrov gjatë një konference për shtyp, në përfundim të një takimi me homologët e tij iranianë dhe sirianë, Mohammad Javad Zarif dhe Walid Mouallem.

Shefi rus i diplomacisë shtoi se Moska do të bisedojë për këtë çështje edhe me Uashingtonin dhe anëtarët e tjerë të koalicionit ndërkombëtar që mbështesin forcat irakiane në ofensivën e tyre kundër Mosulit, qyteti i dytë më i madh në Irak dhe bastioni i fudnit xhihadist në këtë shtet.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy