Komisioni Evropian ka informuar Meta-n për opinionin e tij paraprak se kompania ka shkelur rregullat antitrust të BE-së duke shtrembëruar konkurrencën në tregjet e reklamave online.
Komisioni nuk është dakord me faktin që Meta e lidh shërbimin e saj të njoftimeve online, Facebook Marketplace, me rrjetin e saj social personal, Facebook.
Komisioni është gjithashtu i shqetësuar se Meta po imponon kushte të padrejta tregtare ndaj konkurrentëve të Facebook Marketplace për përfitimin e vet. Nëse konfirmohen, këto praktika do të shkelin nenin 102 të Traktatit për Funksionimin e Bashkimit Evropian, i cili ndalon abuzimin e një pozicioni dominues.
"Pretendimet e Komisionit Europian janë të pabaza. Ne do të vazhdojmë të punojmë me rregullatorët për të demonstruar se inovacioni i produkteve tona është pro konsumatorit dhe konkurrencës" tha Tim Lamb, kreut të konkurrencës EMEA të Meta.



