Rikthimin e figurave të vjetra në radhët e Partisë Demokratike, politologu Afrim Krasniqi e sheh si një gabim strategjik të selisë blu.
Në këndvështrimin e kreut të Institutit të Studimeve politike, mazhoranca shkon më e sigurt drejt zgjedhjeve, për shkak të ndryshimeve kushtetuese.



