Video/ Sherri nisi te kasa, dalin pamjet e vrasjes së 29-vjeçarit në market

Video/ Sherri nisi te kasa, dalin pamjet e vrasjes së 29-vjeçarit në market

Detaje të reja kanë dalë nga vrasja e ndodhur pak pas mesnatës së sotme në një market në zonën e Selitës në rrugën “Irfan Tomini”, ku mbeti i vrarë 29-vjecari Jurgen Duka.

Pas disa orësh nga ngjarja janë publikuar pamjet e konfliktit me armë zjarri në Tiranë që i kushtoi jetën shtetasit Jurgen Duka (Mëziri).

29-vjecari, dyshohet se në gjendje të dehur, së bashku me shokun e tij shtetasin O. D., kanë hyrë në marketin që shikoni në video.

Ora shënon 01:11. Jurgeni dhe autori i vrasjes nisin një konflikt verbal para banakut të shitësit ku po bëjnë pagesën. Në debat përfshihet shoku i Jurgenit.

Konflikti verbal përshkallëzon në përplasje fizike. Tentohet që ti ndajnë. Por në fund viktima dhe autori shkojnë në përplasje kokë më kokë.

Në sekondën e 37-të videos së marrë nga kamerat e sigurisë, shkrepet arma. Siç mund ta shikoni në pamje njëri mbyll veshët, viktima shtrihet në tokë dhe të gjithë vrapojnë me shpejtësi përjashta.

Shërbimet e Policisë kanë kaluar menjëherë në vendngjarje, dhe grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë ka sekuestruar prova  materiale që shërbejnë për të identifikuar autorin e ngjarjes.

Janë marrë në pyetje shoku i viktimës dhe persona të tjerë në vendngjarje. Nga ana e policisë vijon puna për identifikimin e kapjen e autorit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy