Dervishi: Ka rritje të numrit të vajzave që duan të bëhen oficere

Dervishi: Ka rritje të numrit të vajzave që duan të bëhen oficere

Glevin Dervishi, shef i marrëdhënieve ndërkombëtare në Ministrinë e Mbrojtjes tha në studion e MCN Informacion se interesi i të rinjve për t’u bërë pjesë e Forcave të Armatosura është rritur në mënyrë të ndjeshme

Sipas Dervishit, gjatë viteve të fundit ka pasur një rritje të numrit të vajzave që janë bërë pjesë e Akademisë së FA-ve dhe që kanë shfaqur dëshirë për të t’i bërë oficere.

Shohim të rinj dhe të reja që kanë filluar të inspirohen nga uniforma dhe nga dëshira për t’i shërbyer vendit. Të jesh ushtarak është status, është privilegj. Natyrisht edhe falë investimeve të qeverisë këto vitet e  fundit është rikthyer edhe vëmendja ndaj ushtarakëve, sidomos sa i përket trajtimit apo një sërë paketash për të mbështetur jetën dhe familjen e ushtarakëve.

Këtë vit kemi vënë re një numër të shtuar të studentëve të rinj, të djemve dhe vajza të reja që duan të aplikojnë për t’u bërë pjesë e Akademisë së Forcave të Armatosura.

Për këtë vit patëm 1140 aplikantë për 70 vende, të cilat në fakt janë elaboruar që në fazën e parë.  Është akademi që ka kritere të veçanta, ku jo vetëm rezultate e shkollës së mesme, por dhe kriteret fizike janë të rëndësishme.

Por në shumicë dhe sidomos gjatë viteve të fundit ka një rritje të rëndësishme të numrit të vajzave që duan të bëhen oficere. Kanë performancë të lartë dhe në aspektin fizik, por edhe në aspektin intelektual. Gjatë intervistës janë treguar më të shkathëta dhe më të përgatitura, dhe më dëshirë ndonjëherë dhe më të madhe se djemtë për të shërbyer dhe për t’u bërë oficere karriere.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy