I morën një shumë parash shtetasit duke e kërcënuar me armë/ Arrestohet një person, në kërkim tre të tjerë

I morën një shumë parash shtetasit duke e kërcënuar me armë/ Arrestohet një person, në kërkim tre të tjerë

Një person është arrestuar dhe po punohet për kapjen e tre të tjerëve, pasi dyshohet se i morën një shumë parash një shtetasi, duke e kanosur me armë zjarri. Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr.13 të qytetit të Durrësit. 

"Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës, në bashkëpunim me Seksionin e Hetimit të Krimeve ndaj Personit në DVP Durrës, menjëherë pas kallëzimit nga shtetasi A. I., se dje, në lagjen nr.13, Durrës, 3 shtetas i kishin marrë 150.000 lekë, duke e kanosur me armë zjarri, kanë kryer veprimet hetimore për të identifikuar autorët dhe për të zbardhur rrethanat e rastit.    Si rezultat i veprimeve të shpejta, u kap dhe u vu në pranga njëri nga autorët e dyshuar të rastit, shtetasi A. L., 40 vjeç, banues në Durrës, dhe u shpallën në kërkim 3 të tjerët, shtetasit R. I., 40 vjeç, L. I., 20 vjeç dhe E. M., 34 vjeç, të tre banues në Durrës.  Vijon puna për kapjen e 3 shtetasve të shpallur në kërkim dhe për dokumentimin e rrethanave të këtij rasti".

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy