Dy “seanca” për buxhetin/ Ahmetaj: Ulim borxhin, rrisim pagat. Basha: Legjitimohet vjedhja e taksave

Dy “seanca” për buxhetin/ Ahmetaj: Ulim borxhin, rrisim pagat. Basha: Legjitimohet vjedhja e taksave

Parlamenti po diskuton sot në parim projektbuxhetin për vitin 2019. Seanca vijon pa praninë e deputetëve të opozitës, të cilët janë mbledhur në një tryezë bashkëbisedimi për buxhetin 2019 me përfaqësues të biznesit, ekspertë, gazetarë dhe grupet e interesit.  

Gjatë diskutimeve në seancën parlamentare, ministri i Ekonomisë dhe i Financave, Arben Ahmetaj, tha se përmes buxhetit të vitit të ardhshëm bëhet e mundur ulja e borxhit dhe rritja e investimeve dhe pagave.  

“Janë 190 mijë nxënës që përfitojnë nga librat falas, janë shumë mësues që përfitojnë  nga transporti falas. Po ulim borxhin, por rrisim investimet dhe pagat”, tha Ahmetaj.

Ministri i Financave kritikoi politikën e ndjekur nga qeverisja e demokratëve për ndërtimin e rrugëve. “Saliu nuk bëri rrugët, por bëri tendera. I la rrugët rrugëve. Të gjitha rrugët ishin hapur me dy ose tre milionë lekë. Buxheti i infrastrukturës është një proces i maturuar”, tha Ahmetaj.

Ndërsa ministri i Industrisë dhe Energjisë, Damian Gjiknuri, u ndal në çështjen e koncesioneve, si një nga politikat më të kritikuara të qeverisë “Rama”. Gjiknuri tha se partneriteti puplik-privat mbetet një procedurë e kontrollueshme.  

“PPP është instrument. Kemi nevojë edhe pas 20 vjetësh, por më shumë kemi kohë tani. Është proces i kontrollueshëm”, tha ai.

Ndërsa në “seancën” paralele të opozitës, kreu i PD-së, Lulzim Basha, e cilësoi katastrofik buxhetin e propozuar nga maxhoranca për vitin e ardhshëm.  Basha tha se koncesionet po i sjellin një faturë të tmerrshme buxhetit të shtetit.

“Bëjmë sot transparencën e munguar për buxhetin. Për vitin 2019, ky  është buxheti më katastrofik. Ky buxhet legjitimon vjedhjen me ligj të taksave. Koncesionet kanë sjellë një faturë të tmerrshme. Një në gjashtë shqiptarë janë larguar nga qeveria e Edi Ramës.”, tha Basha.

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy