
Teksa shënohen nëntë vite nga miratimi i Reformës në Drejtësi, mesazhet e ndërkombëtareve, inicues të reformës, vijojnë të jenë përkrahëse.
Gazetari Arsen Rusta për ‘MCN live’, përcolli sot thirrjet e ndërkombëtarëve drejtuar politikës në vend që të përkrahin SPAK, me besimin se institucionet e drejtësisë të jenë afatgjata.
Në fakt më 10 maj bëhen afro nëntë vite nga miratimi i Reformës në Drejtësi, mesazhet e ndërkombëtareve por edhe politikës janë të njëjta. Duhet luftuar korrupsioni, thotë ministri i Drejtësisë Ulsi Manja, ndërsa nga ana tjetër kërkon edhe uljen e stokut të dosjeve.
Në fakt problemi më i madh që ka reforma në drejtësi është stoku i dosjeve dhe vakancat të cilat për Këshillin e Lartë të Drejtësisë janë në kufijtë e lartë për ti zëvendësuar.
Nga ana tjetër i ngarkuari me punë i ambasadës së SHBA-së, i cili luan edhe rolin ambasadorit në mungesë, u shpreh se qeveria do duhej të mbështes SPAK, të mbështes institucionet e Reformës në Drejtësi. Ata shpresojnë se institucionet e krijuara nga reforma në drejtësi të jenë afatgjata në një kohë kur është hapur edhe një debat se çfarë do të behet me mandatin prokurorët e SPAK në përfundim të 9 viteve.
Nga ana tjetër presidenti Begaj është shprehur se pa Gjykatën dhe Prokurorinë e Posaçme nuk do të ishin tronditur themelet e pandëshkueshmërinë duke ju referuar klasës politike e cila ka qenë paprekshme në këto tre dekada.



