Xhadat: Qelizat staminale/ Eksperiment me fëmijët shqiptarë (VIDEO)

Xhadat: Qelizat staminale/ Eksperiment me fëmijët shqiptarë (VIDEO)

Emisioni “Xhadat” denoncoi rastin e mashtrimit me qelizat staminale ku duket se Shqipëria është kthyer në Karem për tërheqjen e pacientëve drejt Turqisë, ku kryen më pas dhe operacionet e shtrenjta. I tillë është dhe rasti i Liv Hospital Tiranë, i cili përmes emisioneve që transmeton në televizionet kombëtare, ku herë pas here ftohen edhe mjek turq, reklamon mrekullinë e shërimit përmes qelizave staminale, ndërhyrje të cilat duket se janë ende në fazë eksperimentale.

Në intervistën e tij për emisionin “E Diela Shqiptare” mjeku turk Erdal Karaozm thotë se këto qeliza kurojnë autizmin, paralizat, dëmtimet e shtyllës kurrizore dhe disa diagnoza tek të cilat deri tani mjekësia nuk ka arritur të ndërhyjë.

Por dy prindër shqiptarë fëmijët e të cilëve janë operuar nga ky mjek me ndërmjetësinë e Klinikës Liv në Tiranë, denoncuan te “Xhadat” se ky është një mashtrim. 

Morena Imeraj prind i një fëmijë autik u shpreh : “Unë kam një fëmijë të diagnostikuar me autizëm, shkalla e tretë edhe kam parë një emision, “E Diela Shqiptare ku ka qenë një doktor turk që ka reklamuar qelizat staminale dhe për çudibërjen e tyre. Sipas tyre bënin mrekulli. Doktori quhet Erdal Karaoz. Kemi kontaktuar spitalin, na kanë kërkuar disa video të shkurtra, të fëmijës në periudha të ndryshme kohësh për të parë, si ka ecur dhe si është gjendja e tij momentale. U a kemi dërguar këto dhe të gjitha letrat ku është diagnostikuar. „

Gazetarja: Pra konsulta është bërë online?

-Po, online, pas tre ditësh na kanë konfirmuar, fëmija juaj është i pranueshëm për të bërë këtë lloj terapie “ Stim sell terapi” quhet edhe është mirë ta bëni sa më shpejt sepse jep më tepër efekt kur fëmija është nën 7 vjeç.

Fëmija jo vetëm që nuk është përmirësuar apo ka bërë progres po është bërë dhe më agresiv dhe kjo është e dukshme, mund ta konfirmojë dhe mësuesja  dhe gjithë stafi në shkollë, janë të habitur se si ka ndryshuar.

Gazetarja: Qelizat staminale ju i kishit të ruajtura, pra i kishit të fëmijës tuaj, si i keni gjetur?

-Jo ne nuk i kishim po na kanë thënë spitali i ka vetë edhe në bazë të grupit të gjakut të fëmijës ato gjejnë të përshtatshmet për çdo lloj grupi gjaku. Trajtimi ka kushtuar 20.000 euro  plus dhe shpenzime të tjera sepse më është dashur të qëndroj në Turqi për tre javë, analiza shtesë që unë kam bërë në spital dhe vitaminat.

Në lidhje me konsentin për ndërhyrjen ajo thotë se i është dhënë 10 minuta para ndërhyrjes një dokument në gjuhën turke, për të cilin ndonëse pa e kuptuar, kanë firmosur.   

Kemi firmosur një kontratë, ka qenë para ndërhyrjes së parë, para dozës së parë. Ka qenë në gjuhën turke dhe në fund ka qenë shkrim shqip në fund e pranoj, e kuptova, e pranova. E kemi firmosur në bazë të fjalëve të doktorit ku e kemi takuar 5 minuta para se ta firmosnim këtë kontratë. Ku na ka shpjeguar ku është një proces shumë i thjeshtë, ku nuk ka efekte anësore dhe do shihni rezultat sapo fëmija të dalë nga salla, do të jenë rezultate shumë të vogla po që do jenë që në momentet e para. Tani kanë kaluar tre muaj dhe mund të them me plot gojë që është një mashtrim„.

Në fund të bisedës nëna e fëmijës autik, i ka bërë apel prindërve të tjerë të mos bëjnë të njëjtin gabim:

“Unë do t`ju thoja gjithë prindërve të kenë kujdes, sepse në gjendje të stresuar, në gjendje të rënduar psikologjike, si janë prindërit me aftësi të kufizuar, ndoshta duke dashur të ndihmojnë bëjnë dhe gabime si puna ime kur rashë pre e mashtrimit të tyre dhe bëra eksperiment me fëmijën tim„.

Të njëjtën dëshmi ka dhënë për “Xhadat„  dhe një tjetër prind, Alfons Hoxhallari: “Para pak muajsh, më saktë në tetor të vitit të kaluar bashkë me time shoqe, ishim duke parë një program televiziv në kanalet shqiptare dhe shohim një klinikë, Liv Hospital që promovonte një mjek nga Turqia për qelizat staminale, dhe duke pasur një fëmijë me probleme shëndetësore që nuk mund të ecë është në karrige me rrota. Menduam që do ishte rasti ideal për përmirësimin e shëndetit të fëmijës tonë. Na thanë që do ketë patjetër përmirësim dhe vendosëm që ta bëjmë këtë operacion, le të themi sepse ishte operacion me dy anestezi, dy operacione, dy javë qëndrimi në Turqi  dhe që kushtonte jo pak, diku tek 20.000 euro, menduam që të gjitha fitimet tona të deritanishme t’i shpenzonim për shëndetin e fëmijës tonë. Faktikisht rezultoi e pasuksesshme.

Asnjë rezultat, dhe jo vetëm tek fëmija im po për gjatë dy javësh që ne qëndruam atje ishin me dhjetëra fëmijë të tjerë dhe nga kontaktet që ne kemi me njëri-tjetrin asnjë fëmijë nuk ka rezultat të paktën. Ajo që ne duam të mos zhgënjehen fëmijët e tjerë.

Ajo që mua më bëri përshtypje sapo arritëm tek ky spital pamë vetëm prindër nga Shqipëria për qelizat staminale. Kur këto qeliza do ishin kaq të suksesshme pse do kishte vetëm më fal për termin që them, vetëm viktima, vetëm nga Shqipëria dhe jo nga vendet e tjera europiane. Po marrin në qafë shumë pacientë, shumë fëmijë me probleme shëndetësore që kërkojnë një trajtim real. Ajo që ne kërkojmë nga ju si emision, të bëni publike këtë rast që të paktën të mos ketë fëmijë të tjerë, viktima të këtij mashtrimi, sepse për ne është vërtetë një mashtrim me qelizat staminale, nuk kanë asnjë efekt tek fëmijët me aftësi të kufizuara”.

“Xhadat” kërkuan informacion edhe pranë “Liv Hospital Tiranë” ku biseduan me koordinatoren Alketa Brahushaj e cila u shpreh : “Jam e detyruar t`i them se rezultatet janë zero, të mira dhe shumë të mira. Por në reklamën që i bëhet përdorimit të qelizave staminale, ku prezent është dhe zonja Brahushaj, në asnjë rast nuk thuhet kjo.

Edhe pse “Xhadat” kërkuan zyrtarisht një përgjigje edhe nga spitali turk përgjigja pas gati katër javësh nuk ka mbërritur.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy