Vrasjet e ndodhura 15 vjet më parë, Plaurent Dervishaj drejt lirimit

Vrasjet e ndodhura 15 vjet më parë, Plaurent Dervishaj drejt lirimit

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), ka kërkuar ekstradimin nga Dubai drejt vendit tonë të Plaurent Dervishaj dhe Indrit Taullai. Këta dy persona të arrestuar pak ditë më parë, akuzohen si të përfshirë në dy atentate mafioze të ndodhura 15 vite më parë në Tiranë e Durrës.

Indirt Taullai pritet që të ekstradohet nga Kosova drejt vendit tone ditët në vijim, por ndryshe është situata për Palurent Dervishajn, pasi mungon marrëveshja e ekstradimit mes dy vendeve, Shqipëri-Dubai.

Për këtë, Prokuroria Shqiptare shpreson që të ndjekë parimin e reciprocitetit duke kryer shkëmbimin e të arrestuarve mes dy vendeve. Në kërkesën drejtuar autoriteteve në Dubai, pala shqiptare ka dhënë garanci se do të bashkëpunojë me drejtësinë e këtij vendi për të shkëmbyer mes tyre personat në kërkim.

Deri më tani nuk ka një përgjigje zyrtare dhe nëse refuzohet ekstradimi i Dervishjat, ai do të fitojë lirinë. Plaurent Dervishaj u arrestua dy javë më parë pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasjen e Vajdin Lames e Klodian Saliut, ngjarje të ndodhura në fund të Shkurtit të vitit 2005.

Pas 15 vitesh, SPAK rihapi këto dy dosje pas dëshmisë së Luftar Raçit që ka treguar edhe emrat e Lulzim Berishës, Indrit Taullait, Emiljano Shullazit, Plaurent Dervishajt, Indrit Rusit dhe Vikor Ymerit, si të përfshirë në këtë dy ngjarje.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy