Sulmi i ISIS në Siri vret 4 ushtarë amerikanë, pak ditë pasi Trump vendosi tërheqjen e trupave

Sulmi i ISIS në Siri vret 4 ushtarë amerikanë, pak ditë pasi Trump vendosi tërheqjen e trupave

Katër ushtarë amerikanë u vranë në një shpërthim në veri të Sirisë të mërkurën.

Lajmin e bën të ditur koalicioni i udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara në luftën kundër Shtetit Islamik.

Një zyrtar amerikan, i cili nuk pranoi të identifikohej, tha se katër ushtarë amerikane u vranë dhe tre u plagosën nga shpërthimi, në një zonë që kontrollohej nga Shteti Islamik, dhe tha se ishte sulmi ishte me bomb vetëvrasëse. 

Por lajmet kanë qenë kontradiktore pasi disa të tjerë thanë se ishin vetëm dy të vrarë.

"Anëtarët e shërbimit amerikan u vranë gjatë një shpërthimi, ndërsa po zhvillonin një patrullë rutinë në Siri sot. Ne ende po mbledhim informacione dhe do të ndajmë detaje shtesë në një kohë të mëvonshme", thuhet në cicërimën e ushtrisë amerikane. Numri i saktë i vdekjes deri tani nuk është i qartë.

Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut me bazë në Britani, që monitoron luftën vendase njoftoi më parë se të paktën dy ushtarë amerikanë u vranë në sulmin vetëvrasës jashtë një restoranti në Manbij.

Agjencia e lajmeve Kurd Hawar, e vendosur në Siri veriore, tha se tre amerikanë u vranë.

Por shpërthimi vrau gjithsej 16 vetë, duke përfshirë nëntë civilë sipas Observatorit.

Përgjegjësinë për sulmin e kanë marrë militantët e ISIS-it dhe në disa pamje të publikuara shihet një helikopter duke marrë trupat e të plagosurve. Shteti Islamik ka thënë se një anëtar i tyre e ka hedhur veten në erë pranë një pike karburanti.

Trupat amerikane janë vendosur në Manbbij për t’i mbështetur kurdët në luftën e tyre kundër ISIS-it në pjesën lindore të Sirisë. Muajin e kaluar, presidenti amerikan njoftoi për tërheqjen e trupave amerikane nga Siria. Ky lajm i ka befasuar aleatët dhe ka shkaktuar kritika edhe në mesin e kongresistëve amerikanë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy