Gjykata e Elbasanit ka caktuar masën ‘arrest me burg’ për Sokol Mjacajn, autorin e vrasjen në burgun e Peqinit.
Po ashtu i gjithë zinxhiri komandues i burgut prej 11 personash është lënë në burg, përfshirë edhe drejtorin Kamber Hoxha. I vetmi që i ka shpëtuar burgut është efektivi Vilson Shima, për të cilin gjykata ka vendosur detyrim paraqitje, ndërsa ishte i komanduar në këtë pozicion si shef regjimi pranë godinë B, prej 8 muajsh.
Seanca zgjati rreth 6 orë, ndërsa në ambientet e gjykatës së Elbasanit siç shihet edhe nga pamjet të arrestuarit u shoqëruan me forca të shumta policie.



