Konflikt për pronën, 77-vjeçari vret me mjete të forta bashkëfshatarin në Gjirokastër

Konflikt për pronën, 77-vjeçari vret me mjete të forta bashkëfshatarin në Gjirokastër

Një ngjarje e rëndë është rregjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Labovë të Gjirokastrës. Një 77-vjeçar me emrin Janaq Koleta ka qëlluar me mjetet të forta bashkëfshatarin e tij K. Xhavarra, i cili për pasojë ka mbetur i vdekur.

Ngjarja mësohet të ketë ndodhur në syrin e disa të pranishmëve, ndërkohë që janë bërë përpjekjet për të dërguar në spital 60-vjeçarin, por ka mbërritur pa shenja jete si pasojë e goditjeve të marra.

Sakaq policia ka arrestuar vetëm pas pak çastesh autorin e dyshuar të ngjarjes, i cili fillimisht ka tentuar të largohet, por tani gjendet në komisariat për hetime të mëtejshme.

"Rreth orës 20:30  njoftohemi se në  Spitalin Rajonal Gjirokastër ka mbërritur pa shenja jete shtetasi A. Xh., rreth 60 vjeç, banues në fshatin Labovë e Zhapës.(Ngjarja ka ndodhur në rrethana ende të paqarta)" - njoftojnë unifromat blu.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy